POLITIKAT E PRIVATËSISË DHE KUSHTET E PËRDORIMIT

Mirësevini!

Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni Sistemin e Avancuar të Kontabilitetit Online ‘Planet Accounting’ dhe shërbimet e tona të tjera, ku në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.

‘Planet Accounting’ ka hartuar këtë dokument të Politikave të Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit (të cilave do t’i referohemi si “Kushtet”) ashtu që të njoftoheni me rregullat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju. Edhe pse jemi munduar që kjo rregullore të jetë sa më e kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është se formojnë nenet e kontratës ligjore ndërmjet juve dhe Planet Accounting, kështuqë ju sugjerojmë që t’i lexoni me kujdes.

Duke shfrytëzuar shërbimet tona, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte, në të kundërtën me mirësi ju lusim të mos i përdorni shërbimet tona.

Në kuadër të këtyre Kushteve, termet “JU” apo “përdorues” apo “blerës” nënkuptojnë entitetin apo individin i cili përdor shërbimet tona, ndërsa “NE” apo “tona” apo Planet Accounting nënkupton Planet Accounting në Kosovë, dhe “palët” nënkuptojnë JU dhe PLANET ACCOUNTING.

Privatësia

Ju lutem lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë të publikuar në ueb faqen tonë në Planet Accounting. Politika e Privatësisë është pjesë integrale dhe e pandashme e Kushteve.

Të drejtat e Autorit

Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të drejtat e autorit dhe angazhohemi që këto të drejta të respektohen në tërësi

E gjithë përmbajtja e përfshirë, e vënë në dispozicion apo e plasuar përmes ndonjë shërbimi tonë, siç mund të jenë por pa u limituar: ndonjë tekst, grafike, llogo, imazh, audio klip, shkarkime digjitale, të dhëna të grumbulluara dhe/apo softuere janë pronë e jona, apo e kontraktorëve tanë dhe mbrohen me ligjin mbi të drejtat e autorit dhe të pronësisë industrial të Republikës së Kosovës, ligjet ku operon apo ushtron aktivitetin PLANET ACCOUNTING dhe normat ndërkombëtare për të drejtat e autorit dhe pronësisë industriale.

Nëse gjatë shfrytëzimit të shërbimeve tona vëreni se ndonjë e drejtë e autorit apo e pronësisë industrial është cenuar ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes të dhënave të kontaktit të publikuara në ueb faqen tonë.

Markat Tregtare

Marka e jonë tregtare është e mbrojtur me ligj. Asnjë person fizik apo juridik, gjatë aktiviteteve të tyre tregtare nuk mund të shfrytëzojë ndonjë shenjë që në masë substanciale është identike, ose e ngjashme me markën tone tregtare. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i markës tregtare konsiderohet si shkelje e të drejtave pronësore mbi markën e regjistruar tregtare.

Përmbajtja e te tjerëve

Në shërbimet tona një pjesë e konsiderueshme e përmbajtjes vjen nga përdoruesit, publikuesit, dhe palëve te treta. Edhe pse ne mundohemi që të rishikojmë përmbajtjet kohë pas kohe, ne nuk e bëjmë këtë për të gjitha faqet, dhe si rezultat nuk mundemi dhe nuk dëshirojmë të marrim përgjegjësi për çfarëdo lloj përmbajtje që vjen nga të tjerët nëpërmjet shërbimeve tona.

Komunikimi Elektronik

Ju pajtoheni që të komunikoni me ne në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, teksteve, njoftimeve, mesazheve apo përmes shërbimeve të tjera. Ju mund të ruani kopjet e këtyre komunikimeve për nevoja tuaja. Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë juve në mënyrë elektronike janë valide dhe të plotëfuqishme dhe janë ekuivalente me komunikimet me shkrim.

Llogaria juaj

Nëse ju hapni llogari tek ne keni mundësi të shfrytëzoni të gjitha shërbimet tona, mirëpo ju mbeteni përgjegjës të ruani konfidencialitetin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj, si dhe pajtoheni të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që bëhen nën llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin tuaj. Që të blini produktet përmes shërbimit Planet Accounting ju duhet të jeni përdorues i regjistruar. Nëse nuk keni llogari ju lutem regjistrohuni duke vijuar me udhëzimet e dhëna për procedurën e regjistrimit në vegëzën këtu.

Modifikimi i sherbimeve

Ne rezervojmë të drejtën që në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak të ndryshojmë, përmirësojmë, kufizojmë ose ndërprejmë përkohësisht apo përfundimisht ndonjë nga shërbimet ose pjesë të këtyre shërbimeve, apo pjesë të funksioneve të këtyre shërbimeve, përfshirë aplikacionet e lansuara. Për më tepër ne rezervojmë të drejtën për të prezentuar apo futur në funksion veçori ose aplikacione të reja për të përmirësuar shërbimet e tona.

Përshkrimi i produktit

Ne përpiqemi të jemi sa më te saktë në informatat të cilat i prezantojmë, megjithatë, ne nuk mund të garantojmë se përshkrimet e produkteve apo përmbajtje të tjera të produkteve në ueb faqen tonë përfshirë www.planetaccounting.org, janë të sakta, të plota, aktuale, apo pa gabime. Nëse një produkt i blerë nga ana e juaj në mënyrë thelbësore dallon nga produkti i listuar në ueb faqen Planet Accounting, ju keni mundësi që ta reklamoni produktin gjegjësisht shërbimin.

Blerja e produktit - shërbimit

Ju mund të bleni produktet/shërbimet e listuara në ueb faqen tonë duke zgjedhur produtin dhe shërbimet që doni të bleni dhe duke e dërguar në shportë (duke klikuar butonin "Shto në shportë"). Pasi të përfundoni përzgjedhjen e artikujve, shfaqet vlera e shportës (porosisë) suaj dhe numri i produkteve të porositur. Më pas vazhdoni procesin e blerjes, duke ndjekur hapat e mëtejmë. Pasi të përfundoni procesin, do të pranoni një e-mail që ju konfirmon se porosia e juaj është pranuar me sukses.

Ju lusim që para kryerjes së çdo porosie apo transaksioni të blerjes të siguroheni se informatat e juaja janë të sakta, të përditësuara, të plota dhe të kompletuara. Ne nuk jemi përgjegjës për çfarëdo humbje që mund të jetë si rezultat i informatave të pasakta apo jo të plota.

Ne ju këshillojmë që para procesimit të transaksionit të blerjes të siguroheni se keni fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj bankare, keni limit të mjaftueshëm në kartelen tuaj të kreditit për procesim të transaksionit, apo keni mjete të mjaftushme për pagesë me para në dorë.

Në mënyrë që të shmanget ndonjë dëm nga porosia e gabuar ju lusim që para procesimit të transaksionit të blerjes të siguroheni se nuk jeni duke bërë porosi të gabuar. Gabimet në procesim të porosisë janë përgjegjësi e juaj dhe ne nuk mund të marrim asnjë përgjegjësi.

Të gjithë produktet e blera tek Ne realizohen nëpërmjet një kontrate përcjellëse apo fature për shërbimin e blerë. Kjo nënkupton se rreziku i humbjes, dëmtimit për artikujt do të kalojë tek ju menjëherë pas dorëzimit nga ana jonë tek ju.

Kthimet dhe rimbursimet

Produktet të cilët në mënyrë thelbësore nuk përputhen me specifikat, dizajnin, përshkrimin e produktit të porositur, ju keni të drejtë t’i ktheni, t’i zëvendësoni ose të rimbursoheni për to, përderisa ne nuk ju kemi paralajmëruar paraprakisht. Produktin të cilin e reklamoni apo ktheni konsiderohet i pranuar nga Ne vetëm atëherë kur dokumentohet reklamimi I saj dhe ç’regjistrimi nga accounti (logaria) i/e juaj respektivisht duke fshirë llogarinë tuaj.

Refuzimi apo anulimi i një transaksioni

PLANET ACCOUNTING rezervon të drejtën që në çdo kohë, nën vullnetin e saj të lirë, të refuzoj apo të anuloj një transaksion online për çfarëdo arsye. Disa situata që mund të rezultojnë që një transaksion online të refuzohet apo anulohet përfshijnë dyshimet për mashtrim me kartelën e kreditit apo debitit, kur ka arsye të besojmë se transaksioni online është i pa-autorizuar, shkel ndonjë ligj, rregull apo rregullore. PLANET ACCOUNTING në çdo kohë mund të kërkoj verifikime ose informacione shtesë për ndonjë transaksion online.

Tatimet dhe Ngarkesat doganore

Çmimi i produkteve të listuara në ueb faqen tonë përfshinë edhe TVSH-në, megjithatë para procesimit të porosisë ju lutem të lexoni me kujdes detajet e porosisë. Në rastet kur në çmimin e produktit nuk janë të përfshira tatimet apo ngarkesat e tjera të imponuara nga ligjet atëherë ju obligoheni që krahas çmimit blerës të produktit të paguani të gjitha tatimet dhe ngarkesat e tjera.

Kujdesi ndaj klientit

Kujdesi ndaj Klientit ka një rëndësi të veçantë për ne. Nëse ju keni nevojë për ndihmë apo asistencë për procesim të ndonjë transaksioni, gjurmim të porosisë tuaj, apo tjetër, ju keni mundësi që të lidheni drejtpërdrejtë me ne.

Plotësim-Ndryshimet e kushteve

Ne, në vazhdimësi përmirësojmë shërbimet ekzistuese, si dhe ofrojmë shërbime të reja. Kjo do të thotë që mund të shtojmë funksionalitete të reja, produkte apo shërbime, apo t’i ndalim ato. Ne, mund të ndërmarrim cilin do veprim në çfarëdo kohe dhe mund të mos jemi në gjendje t’ju njoftojmë paraprakisht.

Ne shpresojmë qe ju do të përdorni përgjithmonë shërbimet tona, gjithsesi ju mund të përfundoni marrëdhënien duke fshirë llogarinë tuaj.

Në të njëjtën kohë edhe Ne mund të përfundojmë kontratën tonë në çdo kohë, për çfarëdo arsye, pa njoftim paraprak. Kjo do të thotë se ne mund të vendosim kufizime shtesë në përdorimin tuaj të shërbimeve, apo të mos ju ofrojmë shërbimet tona. Si p.sh. Ne mund të deaktivizojmë llogarinë tuaj si rezultat i mos shfrytëzimit të shërbimeve për një kohë të gjate.

Zgjidhja e MOSMARRËVESHJEVE dhe ligji i aplikueshem

Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto Kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë e këtyre Kushteve, do të zgjidhet nga arbitrazhi pranë Odës Ekonomike të Kosovës(“OEK”) dhe/apo arbitrazhi në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me ligjet e aplikushme të Republikës së Kosovës.

Objektivat dhe Fushëveprimi i Politikës së Privatësisë

Planet Accounting ofron shërbime të bazuara në Internet që lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Ju mund të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, të postoni shpallje, kryeni blerje, apo komunikoni nëpërmjet shërbimeve tona, e gjithë kjo na bën shumë krenarë dhe të lumtur.

Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtzakonisht e rendësishme për ne. Ne përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që hyn në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi fillluar te përditesojme Kushtet e Shërbimit dhe Politika e Privatësisë. Megjithese kjo rregullore kerkon zbatim vetem per qytetaret ne Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojme keto përditësime në nivel global duke perfshire Kosoven, Shqiperine, dhe Maqedonin Veriore.

Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.

Definimi i termeve

Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi Planet Accounting apo termi “NE” nënkupton PLANET ACCOUNTING Inc. (me të gjitha degët dhe kompanitë vartëse).

Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: perdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin ndonjë nga shërbimet e PLANET ACCOUNTING.

Kjo politikë aplikohet per çdo produkt, aplikacion, instrument, ueb faqe apo shërbim tjetër (kolektivisht i referohemi si “Shërbimet”) që është lansuar, administrohet apo është në pronësi të Planet Accounting.

Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për te krijuar një llogari te re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni PLANET ACCOUNTING që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politika të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.

Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë

Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë.

Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.

Mbledhja e të Dhënave Personale

Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:

Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:

Informatat qe ju i ofroni për ne, si:

Të dhënat duke përdorur cookies

Cookie eshte nje fajll standard qe vendoset ne kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund të perdorim cookies apo teknologjitë e ngjajshme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së emailit ne menyre qe te ofrojmë shërbime sa me relevante.

Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi te pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre ne momentin qe tentohet vendosja e tyre ne kompjuter apo pajisje. Gjithsesi nje pjese e shërbimeve tona mund të mos funksionoje si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies per mirëmbajtje te sesionit edhe cookies te vazhdueshme ne menyre qe te kuptojmë me mire se si nderveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë se llogarisë, personalizimin e përmbajtjes qe ju shfaqim perfshire reklamat apo ruajtjen e preferencave te juaja.

Të dhënat nga burime të tjera

Ne mund të plotësojmë të dhënat personale që ne mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.

Personalizimi nëpër pajisje të ndryshme. Kur ju qaseni ne Plant Accounting nga shfletuesi apo pajisja ne e asocojme shfletuesin me ate shfletues apo pajisje me llogarinë e juaj per qëllime autentifikimi, sigurisë dhe personalizimit.

Të dhënat nga ueb faqet e palëve te treta. Ne përdorim informata të përshkruara në këtë politikë të privatësisë për të na ndihmuar të ju dërgojmë udhëzime të përgjithshme apo specifike me relevante për juve, të masim efektivitetin e tyre dhe të njohim pajisjet e juaja që të ju shërbejmë sa më mirë. Kur ju i vizitoni ueb faqet e palëve të treta të cilët mund të jenë pjesë e platformës Planet Accounting, ne mund të pranojmë të dhëna të përdorimit.

Të dhënat për procesim te pagesave

Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojme të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Ne raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen.

Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit

Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:

Si i ruajmë të dhënat e mbledhura

Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e sherbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj per të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.

Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bejmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.

Ne nuk i shesim te dhënat e juaja. Ne i përdorim te dhënat e juaja për të ju shërbyer sa më mirë.

Ofruesit e shërbimeve

Ne përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendet ku ne operojmë. Shembull ne përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë me ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverve apo aplikacioneve tona, apo të na ndihmojnë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytis, etj. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues të shërbimeve per te procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete te ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe çështje të tjera të pranueshmerise së kartelave të debitit apo kreditit.

Ligji dhe interesi publike

Duke mos ju përmbajtë asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrolleve të cilat ne ndryshe mund tu ofrojmë juve, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim të dhënat e juaja personale nëse besojmë që janë arsyeshmerisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligjet, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e cilit do person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime të pa lejuara në shërbime tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; për të adresuar mashtrim, çështje të sigurisë apo çështje teknike; apo për të mbrojtur të drejtat tona apo pronën e atyre që përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgjë në këtë politikë të privatësisë nuk ka për qëllim të ju kufizoje juve për mbrojtje ligjore apo kundërshtim që ju mund të keni ndaj palëve të treta, përfshi kërkesat e qeverive për shpalosje të të dhënave personale.

Si mund t’i kontrolloni te dhënat te cilat i keni ndare me ne

Ju i kontrolloni të dhënat që i ndani me ne. Në çdo kohe ju keni mundësi të vizitoni profilin tuaj (mbrenda sistemit) ku do ti keni në dispozicion të gjitha të dhënat e juaja personale, mundësitë për t’i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, pëlqimin e dhenë, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj. Ne gjithashtu ju mundësojmë që të dhënat e juaja të jenë lehtësisht të bartshme duke ju mundësuar që t’i shkarkoni ato, apo në menyrë sa më të lehtë të na kontaktoni për asistencë.

Qasja në të dhënat tuaja personale

Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që ne mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e qasjes dhe korigjimit të tyre. Ju mund të shihni, rishikoni, ndryshoni të dhënat tuaja personale duke u kyçur në llogarinë tuaj apo duke vizituar profilin tuaj (mbrenda sistemit).

Ju lutemi përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë posa ato ndryshojnë apo janë të pa sakta. Ne nuk marrim përsipër asnjë kompenzim për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pa sakta dhe të pa përditësuara.

Qasja apo korrigjimi i te dhënave

Nese jeni regjistruar per llogari ne Planet Accounting, ne ju ofrojmë mundësi ne SSO (single Sign On) të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni te dhënat personale qe na i keni ofruar dhe dhe qe janë te assocuara me llogarinë tuaj. Ju mund të shkarkoni disa pjesë të informatave në profilin tuaj.

Kundershtimi, kufizimi apo tërheqja e pëlqimit

Kur ju jeni të kyçur ne llogari të Plant Accounting, ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë në SSO në çdo kohë. Gjithsesi nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.

Bartja

Planet Accounting ju mundëson që të shkarkoni informatat të cilat i keni ndarë nëpërmjet shërbimeve duke klikuar në {linku ne procesim.}

Preferencat e komunikimit

Ju keni mundësi të zgjedhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë informacione apo udhëzime të personalizuara dhe relevante.

Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj duke vizituar profilin tuaj mbrenda sistemit Planet Accounting.

Ndryshimi i Pronësisë

Në rast bashkimi, shkrirje, blerjes apo shitjes nga apo në një kompani tjetër, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar në përputhje me standardet tona të percaktuara në këtë Politikë të Privatësisë. Nëse një e gjë e tillë ndodhë, ne do të kërkojmë që subjekti i ri i kombinuar të zbatoj në përpikmëri këtë Politikë të Privatësisë në lidhje me të dhënat tuaja personale.

Siguria

Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit info@planetaccounting.org

Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta

Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që ne i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë.

Ne ju nkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.

Sugjerimet dhe Ankesat

Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit info@planetaccounting.org

Ndryshimet në këtë dokument të Politikave të Privatesise

Ne mund ta revidojme kohe pas kohe këtë politikë të privatësisë. Versioni më i përditesuar do të rregulloje procesimin tonë të informative tuaja personale dhe gjithmonë do të jetë i publikuar në www.planetaccounting.org/www/privacy_policy. Nëse bëjmë ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë ne do të ju njoftojmë përmes faqes tonë në facebook ose email. Cila do mënyrë që përdoret për njoftim është zyrtare. Duke vazhduar të qaseni apo përdorni sherbimet pasi që keto ndryshime të hyjne në fuqi ju pajtoheni me përditësimet e kryera.

Ndryshimet në këtë dokument të Politikave të Privatesise

Ne mund ta revidojme kohe pas kohe këtë politikë të privatësisë. Versioni më i përditesuar do të rregulloje procesimin tonë të informative tuaja personale dhe gjithmonë do të jetë i publikuar në www.planetaccounting.org/www/privacy_policy. Nëse bëjmë ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë ne do të ju njoftojmë përmes faqes tonë në facebook ose email. Cila do mënyrë që përdoret për njoftim është zyrtare. Duke vazhduar të qaseni apo përdorni sherbimet pasi që keto ndryshime të hyjne në fuqi ju pajtoheni me përditësimet e kryera.

KY DOKUMENT ËSHTË NJË MARRËDHËNIE JURIDIKE MES JUSH APO ENTITETIT (SHOQËRISË) QË PËRFAQËSONI (në tekstin e mëtejmë "Ju" ose "Tuaj") DHE SHOQËRISË ‘PLANET ACCOUNTING’ L.L.C. (në tekstin e mëtejmë tutje "Planet Accounting’’) që mbulon kushtet e përdorimit të platëformes softuerike online ‘Planet Accounting’ dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë mes palëve.

Pjesë e kësaj Marrëveshjeje

Kjo Marrëveshje përbëhet nga termat dhe kushtet e mëposhtme (këtu e tutje "Kushtet e Përgjithshme") dhe termat dhe kushtet e tjera, nëse ka, specifike për përdorimin e Shërbimeve individuale (këtu e tutje "Kushtet specifike të shërbimit"). Kushtet e përgjithshme dhe termat specifikë të shërbimit quhen kolektivisht si "Kushte". Në rast të një konflikti midis kushteve të përgjithshme dhe kushteve specifike të shërbimit, termat specifikë të shërbimit do të mbizotërojnë.

Pranimi i kushteve

Përdoruesi (ju) duhet të jeni në moshës ligjore për të lidhur një marrëveshje detyruese në mënyrë që të pranoni Kushtet. Nëse nuk pajtoheni me Kushtet e Përgjithshme, mos përdorni asnjë nga Shërbimet tona. Nëse jeni dakord me Kushtet e Përgjithshme dhe nuk jeni dakord me ndonjë Kushtet Specifike të Shërbimit, mos përdorni Shërbimin përkatës. Ju mund të pranoni Kushtet duke kontrolluar një kuti kontrolluese ose duke klikuar në një buton që tregon pranimin tuaj të kushteve ose duke përdorur në të vërtetë Shërbimet.

Përshkrimi i shërbimit

Ne ofrojmë një sërë shërbimesh për bashkëpunim dhe menaxhim në internet duke përfshirë përpunuesin e fjalëve, spreadsheet, mjetin e prezantimit, krijuesin e aplikacionit të bazës së të dhënave, klientin e-mail, klientin chat, organizatorin, aplikimin për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe aplikimin e menaxhimit të projektit ("Shërbimi" ose "Shërbimet").

Ju mund të përdorni Shërbimet për përdorimin tuaj personal dhe të biznesit ose për qëllime të biznesit të brendshëm në organizatën që ju përfaqësoni. Ju mund të lidheni me Shërbimet duke përdorur çdo shfletues të Internetit të mbështetur nga Shërbimet. Ju jeni përgjegjës për marrjen e aksesit në Internet dhe pajisjet e nevojshme për të përdorur Shërbimet. Ju mund të krijoni dhe modifikoni përmbajtjen me llogarinë tuaj të përdoruesit dhe nëse vendosni ta bëni atë, ju mund të publikoni dhe shpërndani një përmbajtje të tillë.

Abonimi në Beta Service

Ne mund të ofrojmë disa Shërbime si shërbime beta të mbyllura ose të hapura ("Beta Service" ose "Beta Services") me qëllim të testimit dhe vlerësimit. Ju pranoni që ne kemi autoritetin dhe diskrecionin e vetëm për të përcaktuar periudhën e kohës për testimin dhe vlerësimin e Beta Services. Ne do të jemi vlerësuesi i vetëm i suksesit të testimit të tillë dhe vendimit, nëse ka, të ofrojmë Shërbimet Beta si shërbime tregtare.

Ju nuk do të keni asnjë detyrim të merrni një abonim për të përdorur çdo shërbim të paguar si rezultat i pajtimit tuaj në çdo Shërbim Beta. Ne rezervojmë të drejtën të ndërpresim plotësisht ose pjesërisht, në çdo kohë dhe herë pas here, përkohësisht ose përgjithmonë, cilëndo nga Shërbimet Beta me ose pa njoftim për ju. Ju pranoni që ‘Planet Accounting’ nuk do të jetë përgjegjës ndaj jush ose ndaj ndonjë pale të tretë për ndonjë dëm që lidhet me, që lind nga, ose shkaktuar nga modifikimi, pezullimi ose ndërprerja e ndonjë prej Shërbimeve Beta për ndonjë arsye.

Regjistrimi i përdoruesit

Ju duhet të regjistroheni në një llogari të përdoruesit duke siguruar të gjithë informacionin e kërkuar për të hyrë ose përdorur Shërbimet. Nëse përfaqësoni një organizatë dhe dëshironi të përdorni Shërbimet për përdorim të brendshëm të korporatave, ne ju rekomandojmë që ju dhe të gjithë përdoruesit e tjerë nga organizata juaj të regjistroheni në llogaritë e përdoruesve duke siguruar informacionin tuaj të kontaktit të korporatës.

Në veçanti, ne ju rekomandojmë të përdorni adresën tuaj të korporatës. Ju pranoni të: a) siguroni informacion të vërtetë, të saktë, aktual dhe të plotë për veten tuaj siç regjistrohen gjatë procesit të regjistrimit; dhe b) mirëmbani dhe azhurnoni menjëherë informacionin e dhënë gjatë regjistrimit për ta mbajtur atë të vërtetë, të saktë, aktual dhe të plotë. Nëse siguroni ndonjë informacion që është i pavërtetë, i pasaktë, i vjetëruar ose jo i plotë, ose nëse ‘Planet Accounting’ ka arsye të arsyeshme për të dyshuar se një informacion i tillë është i pavërtetë, i pasaktë, i vjetëruar ose jo i plotë, ‘Planet Accounting’ rezervon të drejtën e mbylljes së llogarisë tuaj të përdoruesit dhe të refuzojë përdorimin aktual ose të ardhshëm të cilindo ose të gjitha Shërbimet.

Llogaritë dhe administratorët

Kur regjistroheni për një llogari për organizatën tuaj, mund të specifikoni një ose më shumë administratorë. Administratorët do të kenë të drejtë të konfigurojnë Shërbimet bazuar në kërkesat tuaja dhe të menaxhojnë përdoruesit fundorë në llogarinë tuaj të organizatës. Nëse llogaria juaj e organizatës është krijuar dhe konfiguruar në emrin tuaj nga një palë e tretë, ka të ngjarë që një palë e tretë të ketë marrë rolin e administratorit për organizatën tuaj. Sigurohuni që të lidhni një marrëveshje të përshtatshme me një palë të tretë duke specifikuar rolet dhe kufizimet e palëve të tilla si administrator i llogarisë tuaj të organizatës.

Ju jeni përgjegjës për i) sigurimin e konfidencialitetit të fjalëkalimit të llogarisë tuaj të organizatës, ii) emërimin e personave kompetent si administratorë për administrimin e llogarisë tuaj të organizatës, dhe iii) sigurimin që të gjitha aktivitetet që ndodhin në lidhje me llogarinë tuaj të organizatës pajtohen me këtë Marrëveshje. Ju e kuptoni që ‘Planet Accounting’ nuk është përgjegjës për administrimin e llogarisë dhe menaxhimin e brendshëm të Shërbimeve për ju.

Ju jeni përgjegjës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që organizata juaj të mos humbasë kontrollin e llogarive të administratorit. Ju mund të specifikoni një proces që duhet të ndiqet për rikuperimin e kontrollit në rast të humbjes së tillë të kontrollit të llogarive të administratorit, duke dërguar një email në info@planetaccounting.com, me kusht që procesi të jetë i pranueshëm për Planet Accounting.

Në mungesë të ndonjë procesi të specifikuar të rimëkëmbjes së llogarisë së administratorit, Planet Accounting mund të sigurojë kontrollin e një llogarie administratori tek një individ që siguron një provë të kënaqshme për Planet Accounting duke demonstruar autorizimin për të vepruar në emër të organizatës. Ju pranoni të mos e konsideroni Planet Accounting përgjegjës për pasojat e çdo veprimi të ndërmarrë nga Planet Accounting me mirëbesim në këtë drejtim.

Komunikimet nga ‘Planet Accounting’

Shërbimi mund të përfshijë disa komunikime nga ‘Planet Accounting’, siç janë njoftimet e shërbimit, mesazhet administrative, etj. Ju e kuptoni që këto komunikime do të konsiderohen pjesë e përdorimit të Shërbimeve. Si pjesë e politikës sonë për t'ju siguruar privatësinë e plotë, ne gjithashtu ju ofrojmë mundësinë që të mos pranoni të merrni gazetat nga ne. Sidoqoftë, nuk do të jeni në gjendje të hiqni dorë nga marrja e njoftimeve të shërbimit dhe mesazheve administrative.

Ankesat

Nëse marrim një ankesë nga cilido person kundër jush në lidhje me aktivitetet tuaja si pjesë e përdorimit të Shërbimeve, ne do ta përcjellim ankesën në adresën kryesore të postës elektronike të llogarisë tuaj të përdoruesit. Ju duhet t'i përgjigjeni ankuesit direkt brenda 10 ditëve nga marrja e ankesës së dërguar nga ne dhe të kopjoni ‘Planet Accounting’ në komunikim. Nëse nuk i përgjigjeni ankuesit brenda 10 ditëve nga data e emailit tonë për ju, ne mund t'ua zbulojmë emrin dhe informacionin e kontaktit ankuesit për t'i mundësuar ankuesit që të ndërmarrë veprime juridike kundër jush. Ju e kuptoni që dështimi juaj për t'iu përgjigjur ankesës së dërguar brenda afatit prej 10 ditësh do të interpretohet si pëlqimi juaj për zbulimin e emrit tuaj dhe informacionin e kontaktit nga ‘Planet Accounting’ ankuesit.

Tarifat dhe Pagesat

Kufizimet në përdorim

Përveç të gjitha termeve dhe kushteve të tjera të kësaj Marrëveshjeje, ju nuk do të:

‘Spamming’ dhe veprimtaritë e paligjshme

Ju pranoni të jeni vetëm përgjegjës për përmbajtjen e transmetimeve tuaja përmes Shërbimeve. Ju pranoni të mos përdorni Shërbimet për qëllime të paligjshme ose për transmetimin e materialit që është i kundërligjshëm, shpifës, ngacmues, shpifës, privues ndaj intimitetit të dikujt, abuziv, kërcënues, i dëmshëm, vulgar, pornografik, i pahijshëm, ose është ndryshe kundërshtues, fyen ndjenjat fetare, promovon racizmin, përmban viruse ose kod keqdashës, ose atë që shkel ose mund të shkel pronësinë intelektuale ose të drejtat e tjera të një tjetri.

Ju pranoni të mos përdorni Shërbimet për transmetimin e "postës së hedhur", "spam", "phishing" ose shpërndarje masive të pakërkuar të postës elektronike. Ne rezervojmë të drejtën për të ndërprerë qasjen tuaj në Shërbime nëse ekzistojnë arsye të arsyeshme për të besuar se ju keni përdorur Shërbimet për çdo veprimtari të paligjshme ose të paautorizuar.

Politika joaktive e llogarive të përdoruesve

Ne rezervojmë të drejtën për të ndërprerë llogaritë e përdoruesve të papaguara që janë joaktive për një periudhë të vazhdueshme prej 120 ditësh. Në rast të një përfundimi të tillë, të gjitha të dhënat që lidhen me një llogari të tillë përdoruesi do të fshihen. Ne do t'ju ofrojmë njoftim paraprak për ndërprerjen e tillë dhe opsionin për të kopjuar të dhënat tuaja.

Politika e fshirjes së të dhënave mund të zbatohet në lidhje me cilindo ose të gjitha Shërbimet. Shërbim do të konsiderohet një shërbim i pavarur dhe i veçantë me qëllim të llogaritjes së periudhës së pasivitetit. Me fjalë të tjera, aktiviteti në një nga Shërbimet nuk është i mjaftueshëm për ta mbajtur llogarinë e përdoruesit tuaj në një Shërbim tjetër aktiv. Në rast të llogarive me më shumë se një përdorues, nëse të paktën një prej përdoruesve është aktiv, llogaria nuk do të konsiderohet si joaktive.

Pronësia e të dhënave

Ne respektojmë të drejtën tuaj për pronësi të përmbajtjes së krijuar ose ruajtur nga ju. Ju zotëroni përmbajtjen e krijuar ose ruajtur nga ju. Nëse nuk lejohet posaçërisht nga ju, përdorimi juaj i Shërbimeve nuk i jep ‘Planet Accounting’ të drejtën e përdorimit, riprodhimit, përshtatjes, modifikimit, botimit ose shpërndarjes së përmbajtjes së krijuar nga ju ose e ruajtur në llogarinë tuaj të përdoruesit për tregtinë, marketingun e ‘Planet Accounting’ ose ndonjë qëllim të ngjashëm.

Por ju i jepni leje ‘Planet Accounting’ për të hyrë, kopjuar, shpërndarë, ruajtur, transmetuar, riformatuar, shfaqur publikisht dhe për të kryer verifikime të përmbajtjes së llogarisë tuaj vetëm ashtu siç kërkohet me qëllim të ofrimit të Shërbimeve për ju.

Shembuj skedarësh dhe aplikimesh

‘Planet Accounting’ mund të sigurojë skedarë mostër dhe aplikacione me qëllim demonstrimin e mundësisë së përdorimit të Shërbimeve në mënyrë efektive për qëllime specifike. Informacioni i përfshirë në çdo skedar të tillë mostër dhe aplikacione përbëhet nga të dhëna të rastit. ‘Planet Accounting’ nuk jep asnjë garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, për sa i përket saktësisë, dobisë, tërësisë ose besueshmërisë së informacionit ose skedarëve dhe aplikacioneve të mostrës.

Refuzimi i garancive

ju e kuptoni shprehimisht dhe pranoni që përdorimi i shërbimeve është në rrezikun tuaj. shërbimet ofrohen mbi një bazë ‘ashtu siq janë në dispozicion’. ‘planet accounting’ mohon në mënyrë të shprehur të gjitha garancitë e çdo lloji, qoftë të shprehura apo të nënkuptuara, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, garancitë e nënkuptuara të tregtimit dhe përshtatshmërisë për një qëllim të veçantë.

‘Planet Accounting’ nuk garanton që shërbimet do të jenë të pandërprera, në kohë, të sigurta ose pa gabime. përdorimi i çdo materiali të shkarkuar ose marrë nga përdorimi i shërbimeve do të jetë në diskrecionin dhe rrezikun tuaj dhe ju do të jeni përgjegjës vetëm për çdo dëmtim të sistemit tuaj kompjuterik, telefon celular, pajisje pa tel ose të dhëna që vijnë nga përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i ndonjë materiali të tillë. asnjë këshillë apo informacion, qoftë me shkrim apo me gojë, i marrë nga ju nga ‘planet accounting’, punonjësit ose përfaqësuesit e saj nuk do të krijojnë asnjë garanci që nuk shprehet shprehimisht në terma

Refuzimi i garancive

ju e kuptoni shprehimisht dhe pranoni që përdorimi i shërbimeve është në rrezikun tuaj. shërbimet ofrohen mbi një bazë ‘ashtu siq janë në dispozicion’. ‘planet accounting’ mohon në mënyrë të shprehur të gjitha garancitë e çdo lloji, qoftë të shprehura apo të nënkuptuara, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, garancitë e nënkuptuara të tregtimit dhe përshtatshmërisë për një qëllim të veçantë.

‘Planet Accounting’ nuk garanton që shërbimet do të jenë të pandërprera, në kohë, të sigurta ose pa gabime. përdorimi i çdo materiali të shkarkuar ose marrë nga përdorimi i shërbimeve do të jetë në diskrecionin dhe rrezikun tuaj dhe ju do të jeni përgjegjës vetëm për çdo dëmtim të sistemit tuaj kompjuterik, telefon celular, pajisje pa tel ose të dhëna që vijnë nga përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i ndonjë materiali të tillë. asnjë këshillë apo informacion, qoftë me shkrim apo me gojë, i marrë nga ju nga ‘planet accounting’, punonjësit ose përfaqësuesit e saj nuk do të krijojnë asnjë garanci që nuk shprehet shprehimisht në terma

Kufizimi i përgjegjësisë

Ju pranoni që ‘Planet Accounting’, në asnjë rast, të mos jetë përgjegjës për ndonjë humbje apo dëmtim pasues, incidental, indirekt, të veçantë, ndëshkues ose çfarëdo tjetër ose për humbjen e fitimeve të biznesit, ndërprerjen e biznesit, dështimin e kompjuterit, humbjen e informacionit të biznesit ose ndonjë tjetër, humbje që rrjedhin nga ose shkaktohet nga përdorimi ose pamundësia juaj për të përdorur shërbimin, edhe nëse ‘Planet Accounting’ është këshilluar për mundësinë e një dëmi të tillë, në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjësia e plotë e ‘Planet Accounting’ ndaj jush në lidhje me ndonjë shërbim, qoftë i drejtpërdrejtë apo i tërthortë, të tejkalojë tarifat e paguara nga ju për një shërbim të tillë.

Dëmshpërblimi

Ju pranoni ta dëmshpërbleni dhe të mbani të padëmtuar ‘Planet Accounting’, zyrtarët e tij, drejtorët, punonjësit, furnitorët dhe bashkëpunëtorët, nga dhe kundër çdo humbjeje, dëmshpërblimi, gjobitje dhe shpenzime (përfshirë tarifat dhe kostot e avokatit) që rrjedhin nga apo lidhen me ndonjë pretendim që keni nga përdorimi i Shërbimeve në shkelje të të drejtave të një pale tjetër, në kundërshtim me ndonjë ligj, në shkelje të ndonjë dispozite të Kushteve ose ndonjë pretendim tjetër që lidhet me përdorimin tuaj të Shërbimeve, përveç kur përdorimi i tillë është i autorizuar në formë të dokumentuar nga ana e ‘Planet Accounting’.

Pezullimi dhe Ndërprerja

Ne mund të pezullojmë llogarinë tuaj të përdoruesit ose të çaktivizojmë përkohësisht hyrjen në një pjesë ose pjesë të ndonjë Shërbimi në rast të ndonjë aktiviteti të dyshuar të paligjshëm, periudha të zgjatura të mosveprimit ose kërkesave nga zbatimi i ligjit ose agjencive të tjera qeveritare. Kundërshtimet për pezullimin ose çaktivizimin e llogarive të përdoruesve duhet të bëhen në legal@planetaccounting.com brenda tridhjetë (30) ditësh nga njoftimi për pezullimin. Ne mund të mbyllim një llogari të përdoruesit të pezulluar pas tridhjetë ditësh. Ne gjithashtu do të përfundojmë llogarinë tuaj të përdoruesit sipas kërkesës tuaj.

Për më tepër, ne rezervojmë të drejtën të ndërpresim llogarinë tuaj të përdoruesit dhe të mohojmë Shërbimet me besim të arsyeshëm se ju keni shkelur Kushtet dhe për të ndërprerë hyrjen tuaj në çdo Shërbim Beta në rast të çështjeve teknike të papritura ose ndërprerjes së Shërbimit Beta. Ju keni të drejtë të ndërpresni llogarinë tuaj të përdoruesit nëse ‘Planet Accounting’ shkel detyrimet e tij në bazë të këtyre Kushteve dhe në një rast të tillë, ju do të keni të drejtë për kthim përllogaritjeve (prorated) të çdo pagese parapaguar. Përfundimi i llogarisë së përdoruesit do të përfshijë mohimin e hyrjes në të gjitha Shërbimet, fshirjen e informacionit në llogarinë tuaj të përdoruesit siç është adresa juaj e emailit dhe fjalëkalimi dhe fshirja e të gjitha të dhënave në llogarinë tuaj të përdoruesit.

Përfundimi i kushteve të shërbimit

Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me këtë Marrëveshje, ju lutemi na kontaktoni në info@planetaccounting.com