Nga kërkesa dhe oferta te fatura, kupon fiskal dhe arkëtimi: e njëjta rrjedhë. Klienti, TVSH-ja dhe borxhi rrinë bashkë, jo në Excel anash.
Klientët, kontrata, kërkesa, oferta, porosia, fatura, kupon fiskal, kthim malli dhe arkëtimi hapen nga i njëjti vend. Nuk është një buton fature, është cikli i plotë i shitjes.
Artikulli, sasia, çmimi, zbritja dhe norma e TVSH-së në të njëjtin dokument. Vlera pa TVSH dhe TVSH-ja dalin veç, siç duhet për klientin dhe për ATK. Nuk llogaritet anash faturës.
Bilanci, të dhënat e kompanisë, TVSH, nr. unik. Hap kartelën dhe e ke borxhin para sysh, pastaj bën faturën nga i njëjti klient.
Filtro me datë, status, klient, vlerë ose numër fature. Statusi del i lexueshëm: paguar, saldo, e fshirë. Hap dokumentin kur të duhet.
Shitjet, vlera pa TVSH, TVSH-ja, pagesat, kthimet dhe borxhi. E sheh në hub, pa hapur dhjetë raporte.
Konverto faturën në kupon, ose hap kuponin drejtpërdrejt. Fiskalizimi nuk është modul tjetër.
Kërkesa, oferta dhe porosia rrinë pranë faturës, që të mos rishkruash artikujt.
Pagesa e bërë dhe borxhi i mbetur dalin në faturë dhe në kartelën e klientit.
Kthimi hyn në të njëjtën rrjedhë, që stoku dhe TVSH-ja të përputhen.
Hapni llogarinë ose kërkoni një demo me të dhënat e biznesit tuaj.