Porosi, fletëhyrje, faturë dhe pagesë: e njëjta rrjedhë. Furnitori, TVSH-ja dhe sa i detyrohesh rrinë bashkë, jo në Excel anash.
Furnitorët, kërkesa, oferta, porosia, pagesa, fletëhyrja, fatura, kthimi i blerjes dhe lejimi financiar hapen nga i njëjti vend. Nuk është një buton fature. Është cikli i plotë i blerjes.
Artikulli, sasia, çmimi dhe norma e TVSH-së në të njëjtin dokument. Mall hyn në depo dhe në kontabilitet njëherësh. Vlera pa TVSH dhe TVSH-ja dalin veç, siç duhet për furnitorin dhe për ATK.
Bilanci si furnitor, të dhënat e kompanisë, TVSH, nr. unik. Hap kartelën dhe e ke borxhin para sysh, pastaj bën faturën nga i njëjti furnitor.
Filtro me datë, status, furnitor, vlerë ose numër fature. Statusi del i lexueshëm: paguar, saldo. Hap dokumentin kur të duhet.
Blerjet, vlera pa TVSH, TVSH-ja, pagesat, kthimet dhe borxhi. E sheh në hub, pa hapur dhjetë raporte.
Çfarë hyn në depo, del edhe në kontabilitet. Fletëhyrja nuk është shënim anash faturës.
Kërkesa, oferta dhe porosia rrinë pranë faturës, që të mos rishkruash artikujt.
Pagesa e bërë dhe borxhi i mbetur dalin në faturë dhe në kartelën e furnitorit.
Kthimi hyn në të njëjtën rrjedhë, që stoku dhe TVSH-ja të përputhen.
Hapni llogarinë ose kërkoni një demo me të dhënat e biznesit tuaj.