Planet AccountingPlanet Accounting
Modulet

Të gjitha modulet që i duhen biznesit

Nga faturat te stoku, pagat, POS dhe raportet ATK: e njëjta platformë, të dhëna të përbashkëta.

Paneli

Shiko shëndetin e biznesit pa hapur dhjetë raporte

Paneli mbledh në një ekran atë që zakonisht kërkon disa lista: kush të detyrohet, kujt i detyrohesh, sa është TVSH-ja dhe si kanë ecur 12 muajt e fundit. Është hapja e parë e ditës, jo një raport që e kërkon në fund të muajit.

Arkëtueshme dhe pagueshme, me skadenca

Jo vetëm totali. Sheh sa fatura janë aktuale dhe sa kanë kaluar afatin, që të dish kë të ndjekësh sot dhe ku po ngec paraja.

TVSH në panel, jo e fshehur

TVSH-ja del këtu, e lexueshme, pa e kërkuar te një raport tatimor i veçantë. E sheh në të njëjtin vështrim me borxhin dhe arkëtimet.

12 muajt e fundit, njëra pas tjetrës

Shitjet neto, KMSH, fitimi bruto, pagat, shpenzimet operative dhe fitimi neto, pranë grafikut të lëvizjes. Krahasimi bëhet në sy, jo në Excel.

Shiko faqen e Panelit →

Shitjet

Nga oferta te kupon fiskal, pa ndërruar modul

Klientët, dokumentet e shitjes dhe arkëtimet rrinë në të njëjtin hub. Hap klientin, shiko borxhin, bëj faturën ose kuponin, pa u humbur ndërmjet listave.

E gjithë rrjedha e shitjes

Kërkesë, ofertë, porosi, faturë, faturë avanci, kthim malli dhe kupon fiskal nga i njëjti vend. Nuk është një buton fature; është cikli i plotë.

TVSH e ndarë qartë

Vlera pa TVSH dhe TVSH-ja shfaqen veç, siç duhet për klientin dhe për ATK. Nuk e llogarit ti në anë të faturës.

Kartela e klientit, jo vetëm emri

Bilanci, historiku i pagesave, të dhënat e kompanisë dhe dokumentet: hap kartelën dhe e ke borxhin para sysh.

Shiko faqen e Shitjeve →

Blerjet

Furnitorët dhe blerjet, me të njëjtën disiplinë si shitjet

Blerja nuk është një Excel anash. Furnitorët, dokumentet dhe pagesat ndjekin të njëjtën logjikë si te klientët, që stoku dhe borxhi të përputhen.

Dokumente, jo shënime

Porosi, faturë furnitori dhe pagesa në një hub, të lidhura me stokun. Çfarë hyn në depo, del edhe në kontabilitet.

Sa i detyrohesh kujt

Borxhi ndaj furnitorëve dhe pagesat e bëra, pa i kërkuar te ditari. E sheh kush pret para dhe çfarë ke mbyllur.

E njëjta mënyrë pune

Kush di shitjet, njeh edhe blerjet: lista, dokument i ri, filtra, raporte. Nuk mësohet dy herë sistemi.

Shiko faqen e Blerjeve →

Stoku

Çdo artikull me shifër, çmim dhe lëvizje

Stoku nuk është vetëm sa copë kemi. Është katalogu i mallrave dhe shërbimeve, me transfere, korrigjime dhe lista çmimesh që i përdorin shitjet, blerjet dhe POS.

Katalog i pastër

Shifra, emri, njësia, lloji. Mallra dhe shërbime në të njëjtën evidencë, gati për faturë dhe për kasë.

Lëvizje, jo vetëm gjendje

Transfere ndërmjet njësive, korrigjime dhe konsum i brendshëm. Gjendja nuk mbetet e përafërt.

Lista çmimesh

Çmime të ndryshme për klientë ose kanale, të lidhura me faturën dhe me POS. Nuk mbahen në letër anash.

Shiko faqen e Stokut →

Raportet

Raporte që i kërkon, jo që t’i gjuash

Në vend të dhjetë Excelëve, Planet i grupon raportet: financiare, shitje, blerje, stok, paga, POS dhe ATK. Kërkon emrin, i ruan të preferuarat, i hap kur të duhen.

Financiare për vendime

Të ardhurat, bilanci, rrjedhja e parasë, lista e transaksioneve. Për pronarin dhe për kontabilistin, nga i njëjti modul.

ATK, nga i njëjti vend

Raporte për Administratën Tatimore të Kosovës, jo do e bëjmë javën tjetër në një skedar të veçantë.

Sipas modulit që përdor

Shitje, stok, paga, prodhim, projekte, asete, doganë, POS: secili me raportet e veta, të kërkueshme nga një kuti kërkimi.

Shiko faqen e Raporteve →

POS

Kasa që njeh stokun dhe faturën

Planet POS nuk është kasa e shkëputur. Artikulli, çmimi dhe gjendja vijnë nga Planet; kupon fiskal dhe faturë dalin nga i njëjti ekran, për dyqan ose restorant.

Shitje e shpejtë

Sasi, zbritje, total. Kërkim me shifër, emër ose barkod. Ekrani është për kasierin, jo për kontabilistin.

Fiskalizim nga kasa

Shtyp kuponin fiskal dhe kopjen pa u kthyer te moduli i shitjeve. Porosia dhe fiskalizimi mbeten në një vend.

Klient, staf, njësi

Zgjedh klientin dhe stafin, mbyll porosinë. E njëjta e dhënë shkon te stoku dhe te raportet e ditës.

Prodhimi

Receta, kërkesa dhe prodhim

Normativat, kërkesat për prodhim dhe lëvizja e stokut mbeten në të njëjtin modul.

Shiko faqen e Prodhimit →

Projektet

Projekte me kosto dhe afate

Ndjekja e punës, e lidhur me faturat dhe shpenzimet e kompanisë.

Pagat

Paga, pushime, bonuse dhe zbritje

Paga mujore, kalendari i pushimeve, avanca dhe evidenca e orëve.

Shiko faqen e Pagave →

WMS

Depo dhe porosi

Linjat e depos dhe përpunimi i porosive të papërfunduara.

Gati ta shihni në kompaninë tuaj?

Hapni llogarinë ose kërkoni një demo me të dhënat e biznesit tuaj.

Fillo tani Kërko demo